image Fifi zbulon të vërtetën për largimin e saj nga emisioni i Luana Vjollcës

Showbiz/ Fifi zbulon të vërtetën për largimin e saj nga emisioni i Luana Vjollcës

news image

Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto ditë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi, nuk do të ishte më pjesë e “Shiko kush Luan” si sezonin e kaluar. Lajmi në fakt nuk ishte thashethem pasi vetë këngëtarja e ka shprehur diçka të tillë në Instagramin e saj, ku shkruante:

“Ej nanusha , pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve qe m’keni bo, këtë sezon nuk do jem pjese “Shiko kush LUAN”. Arsyeja është Luana Vjollca” – përfundoi Fifi.

Por si qëndron e vërteta? Në fakt, gjithçka paska qenë realizuar nga vetë “Shiko kush Luan”. Mbrëmjen e sotme, teksa u transmetua puntata e parë e sezonit të ri, u zbulua se në fakt ky postim i Fifit kishte qenë sfidë në një nga lojërat e realizuara në “Shiko kush Luan” përballë Lumi B ku të dy duhet të tregonin gjëra personale nga telefoni dhe Fifi duhej të bënte këtë postim në Instagram.

Përtëj “mashtrimit” si pasojë e sfidës, e vërteta ishte se Fifi, prej një incidenti nuk mund të këndonte në natën e parë të sezonit të ri të “Shiko kush Luan” dhe rolin e këngëtares e bëri Era Rusi si e ftuar speciale./Gazeta Sinjali/