Ditë më parë këngëtarja e njohur për baladat e saj dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raci – Fifi, mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Marova”.
Fifi tha se këtë këngë ia kishte dedikuar personit të saj të zemrës.
‘Ai më ka shtyrë të bëj këto perla”, tregoi ajo.
Pyetjes se kujt ia dedikoi këngën, Fifi nuk i shpëtoi as në emisionin “Shiko kush luan”.
‘Është dedikim për dikë, sigurisht’, u shpreh këngëtarja. Ajo nuk ka preferuar ta zbulojë me emër personin që i ka fituar zemrën, por tregoi se emri i fillon me shkronjën “Xh”.
Kujtojmë se Fifi është folur për një lidhje të mundshme me Flori Mumajesin, por mesa duket nuk qenka kështu. /Gazeta Sinjali/