Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi tash e një kohë po përflitet për ndryshimet drastike që ka bërë, e krahas kësaj vëmendja shkon edhe tek jeta e saj private.
Fifi njihet si një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Se është shumë e dhënë pas dashurisë tregon edhe në postimet e saj, ku ky i fundit kishte bërë bujë e në të artistja thoshte: “Krejt çfarë dua në jetë është vëmendja jote dhe vetëm e jotja. Nëse duhet me luftu ka me luftu. Nëse duhet me u çmend ka me u çmend. Nëse duhet me u bë palaço kam me u bë palaço. Me të pa tu kesh, krejt i boj. Ama dorë nga ty nuk heq dot kollaj”, me të cilin etiketoi atë që duket se ishte njeriu i saj i zemrës.
Personi të cilin Fifi e cilëson si “dashurinë e jetës”, quhet Xhuljo Tabaku dhe se lidhja e tyre ishte mbi një vjeçare.
Këngëtarja vetë nuk pohoi asgjë. Por së fundi ka hedhur një hap që tregon se ndoshta, më në fund po kërkon ta tregojë hapur lidhjen e saj.
Në llogarinë e saj ka vendosur të ndjekë vetëm djalin të cilin e etiketoi dhe në postimin në ‘Instastory’, i quajtur pikërisht Xhuljo. /Gazeta Sinjali/