image Fifi publikon këngë të re, ia dedikon të dashurit

Bota e Yjeve

Fifi publikon këngë të re, ia dedikon të dashurit

news image

Këngëtarja kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi e ka publikuar një këngë të titulluar “Hana”, të cilën duket se ia ka kushtuar të dashurit të saj, Adis Patushi, shkruan Gazeta Sinjali.

Fifi e ka shpërndarë një pjesë të këngës së saj në Instagram, ku ka shkruar “Një dhuratë nga unë A.P” dhe e ka etiketuar Patushin.

“Hana” vjen në bashkëpunim me DJ Pm dhe DJ Dagz.

Kujtojmë që Fifi ishte pjesë e Big Brother VIP, prej ku u largua me dëshirën e saj mirëpo menjëherë ajo u përfol për një lidhje me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi.

Fifi lajmin për lidhjen me Patushin e konfirmoi vetë përmes publikimit të videove duke shkëmbyer puthje.

View this post on Instagram

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

/GazetaSinjali/