Kantautorja e njohur kosovare, Filloreta Raci – Fifi, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi në profilin e saj në rrjetin social Instagram, artistja ka vendosur t’u jap një mesazh ndjekësve të saj, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kurrë mos e le kerkon me lujt me emrin tond!“, ka shkruar ajo në një postim të publikuar në InstaStory. Artistja më tutje nuk ka sqaruar se a i dedikohet dikujt ky postim apo jo.
Ndryshe, “Marova” është projekti i fundit muzikor i artistes. Me këtë këngë, Fifi fitoi çmimin e dytë në festivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike 2019”./Gazeta Sinjali/