image Fifi largohet nga "Shiko kush Luan": Arsyeja është Luana Vjollca

Foto/ Fifi largohet nga “Shiko kush Luan”: Arsyeja është Luana Vjollca

news image

Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi, përmes një fotoje në Instagram ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Shiko Kush Luan” që fillon këtë të shtunë në Top Channel.

Shkak për largimin e saj, ajo ka thënë të jetë prezantuesja e emisionit, Luana Vjollca.

“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bërë, këtë sezon nuk do të jem pjesë e “Shiko Kush Luan”. Arsyeja është Luana Vjollca. Faleminderit”, shkruan Fifi në foton ku shfaqet me Luanën dhe Flori Mumajesin.

https://www.instagram.com/p/B24buIoA9vK/?utm_source=ig_web_copy_link

Më 28 shtator, Luana nis sezonin e tretë të emisionit argëtues, por me sa duket Fifi nuk do të jetë pjesë e tij.