Këngëtarja e talentuar Filloreta Raçi, ka bërë të ditur se sot mbushë 10 vite, prej kur ishte pjesë e audicionit të parë, duke filluar kështu rrugën e saj drejt inkuadrimit me sukses në skenën muzikore shqiptare.
Ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, për të falenderuar gjithë fansat qëe kanë përkrahur dhe i kanë qëndruar afër.
“Kam ëndërru ditën që ka me fillu me shku me i vizitu e mu argëtu bashkë me shqipet në mërgim…Kam ëndërru ditën që të mëdhenjë e të vegjël me i këndu fjalë për fjalë tekstet e këngëve të publikut.. ka edhe shumë gjëra të tjera po spo I them të gjitha… Sot janë bërë 10 vjet prej audicionit tim të parë… 10 vjet prej nisjes të këtij rrugëtimi kaq të lodhshëm por aq pasionant.
Publik i dashtun.. Po të mos ishit ju që më rrini afër, po të mos ishit ju që më mbështesni e e doni muzikën tem, unë akoma do isha thjeshtë një gocë e panjohur që bën vija melodike nëpër studiot e Prishtinës… faleminderit”, ka shkruar Fifi përkrah fotografisë që e ka publikuar.
Kujtojmë që ajo është krijuese e shumë hiteve si : “Marova”, “Qaj”, “Psikopatja jote” e disa të tjera. /Gazeta Sinjali/
Bota e Yjeve