Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Filloreta Raçi-Fifi, është njëra ndër artistet më të përfolura shqiptare.
Së fundmi në media u raportua se ajo është në lidhje dashurie, por që për këtë nuk foli asnjëherë publikisht, transmeton Gazeta Sinjali.
Mbrëmë në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, Fifi deklaroi se është e dashuruar.
“Në fakt zemra jem nuk është single, ama une single jom. Veç zemra nuk është single. Jam tepër e dashurume, kokë e këmbë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, “Shqipe” është projekti i fundit muzikor i artistes./Gazeta Sinjali/