image Fifi flet sërish për raportin me Flori Mumajesin

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fifi flet sërish për raportin me Flori Mumajesin

news image

Këngëtarja shumë e talentuar, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi, së fundmi ka zgjedhur që t’i përgjigjet disa nga pyetjeve të fansave.

Këtë artistja e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka mbi 199 mijë ndjekës, transmeton Sinjali.

Pothuajse të gjitha pyetjet që i janë bërë Fifit kohëve të fundit si nga mediat ashtu dhe fansat, janë të lidhura me kantautorin e njohur shqiptar, Flori Mumajesi. Për Florin nuk harruan ta pyesnin sërish mbrëmë ndjekësit e artistes.

“Flori për ty është…”, ishte pyetja për të cilën Fifi vendosi të përgjigjet vetëm me “ah me ditë ti.”

Kujtojmë se në vjeshtën e 2018-së, në rrjetet sociale ishte shpërndarë një video ku shiheshin shumë të afërt Flori me Fifin, përderisa këndonin këngën e Florit, “Ja ke bo vetës”.

Artistja në atë kohë pati thënë se në video kishin bërë ushtrime se si do të dukej videoklipi i këngës i cili asnjëherë nuk u lansua. Ky shpjegim i këngëtares nuk u mjaftoi fansave të dy artistëve, të cilët shprehnin bindje se dyshja ishte në një lidhje.

Megjithatë, asnjëri nga artistët nuk pranuan se diçka mes tyre kishte ndodhur, anipse dëshira e fansave ishte dhe mbetet të jetë e madhe që ata të jenë bashkë.

Kujtojmë që “Shqipe” është projekti i fundit muzikor i Fifit që është publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani ka arritur mbi 495 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/