image Fifi dhe Tuna në një bashkëpunim muzikor?

Bota e Yjeve

Fifi dhe Tuna në një bashkëpunim muzikor?

news image

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi këto kohë është mjaft aktive me koncerte.

Përveç aktivitetit të saj me muzikë këngëtarja është aktive edhe me postime në rrjete sociale.

Fifi përmes posimeve në rrjete sociale ndan përditshmërinë e saj me publikun.

Së fundmi ajo bëri një bisedë virtuale me fansat e saj ku u përgjigj disa pyetjeve.

Njëra nga pyetjet ishte se me cilën këngëtare ajo do bënte bashkëpunim.

“Me Tuna Sejdi” ishte përgjigjja e këngëtares.

Më pas Tuna e ri postoi fotografin dhe pyeti se a jemi, kështu duke nxitur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm.

Ndryshe Fifi para pak muajsh publikoi këngën e saj të fundit e cila titullohet “Hana” dhe këtë këngë ia dedikoj të dashurit të saj, Adis Patushës.

/GazetaSinjali/