image Fifi arrin suksesin e parë me këngën "Qaj"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fifi arrin suksesin e parë me këngën “Qaj”

news image

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi ka shënuar suksesin e parë me projektin e ri muzikor, “Qaj”.

Kënga që është publikuar më 8 shkurt tanimë në kanalin YouTube numëron mbi 1 milion klikime, shkruan Gazeta Sinjali.

Suksesit të baladës i është gëzuar artistja, e cila nuk ka hezituar t’u tregojë ndjekësve të saj që kënga ka arritur mbi 1 milion klikime.

“Urime milioni i parë”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar në InstaStory.

Krahas klikmeve, “Qaj”, ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/