image Fier/ Fluturon Ferrari me 231 km/h, shoferi me patentë të falsifikuar

Shqipëri

Fier/ Fluturon Ferrari me 231 km/h, shoferi me patentë të falsifikuar

news image

Policia Rrugore në Fier ka ndaluar një 50-vjeçar, shtetas i Polonisë, i cili u kap me patentë të falsifikuar dhe me shpejtësi gati trefish mbi limitin e lejuar, në ByPass-in e Fierit.

Gjithashtu, vetura që ngiste 50 vjeçari është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni, kjo është bërë e ditur nga verifikimet në bashkëpunim me Interpolin, shkruan Gazeta Sinjali.

Për personin u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

/GazetaSinjali/