image Festonin duke gjuajtur me armë në Vushtrri, çka gjeti Policia në vendin e ngjarjes

Siguri

Festonin duke gjuajtur me armë në Vushtrri, çka gjeti Policia në vendin e ngjarjes

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës së 3 gushtit në fshatin Druar në Vushtrri ka pasur të shtëna me armë, gjatë një ahengu familjar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja.”

Sipas komunikatës së Policisë, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ’’Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

/GazetaSinjali/