Këngëtarët Mahmood dhe Blanco janë shpallur fitues të festivalit të 72-të të Sanremos në Itali, me këngën e titulluar “Brividi”.
Mahmood dhe Blanco do ta përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022.
“Do të shkojmë patjetër në Eurovizion, jemi shumë të kënaqur që jemi atje sepse do të mbahet në Itali”, thotë Blanco, shkruan Eurovisionworld.
Mahmood & Blanco mposhtën Elisa dhe Gianni Morandi në finale.
Kënga “Brividi” është shkruar nga Alessandro Mahmoud, Michele Zocca dhe Riccardo Fabbriconi.