Festivali i njohur shqiptar, “Kënga Magjike” pritet që këtë vit të mbahet, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social në Instagram, është bërë e ditur se këngët garuese do të mirëpriten vetëm më 1 dhe 2 mars.
Ky festival nuk është mbajtur vitin 2020, për shkak të pandemisë.
“Kënga Magjike” 2019, shpalli fitues Eneda Tarifen me këngën “Ma zgjat dorën”.