image Festë kombëtare për Senegalin triumfi në Kupën e Afrikës

Futboll

Festë kombëtare për Senegalin triumfi në Kupën e Afrikës

news image

Senegali bëri historinë në Kameruni pasi që mposhtën Egjiptin për ta fituar trofeun kontinental në finalen e se dielës

Qeveria senegaleze e ka deklaruar të hënën pushim pas suksesit të vendit të tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021 këtë të diele.

Senegali ka fituar titullin e parë kontinental pasi mposhti me penallti Egjiptin 4-2, pasi që rezultati pas 120 minutave në Olembe Stadium ishte i barabartë.

Triumfi i së dielës ishte i pari për “Luanët e Terangas” pasi që humbi dy finale të Afcon (më 2002 dhe 2019) dhe ka bërë që vendi i Afrikës perëndimore në festë me presidentin, Macky Sall që nuk ka hezituar të festojë këtë fitore edhe gjatë një udhëtimi të tij zyrtar në Etiopi.

Presidenti, i cili po merrte pjesë në një samit të Unionit afrikan gjatë vikendit, e përcolli ndeshjen dhe tani e ka shkurtuar udhëtimin e tij për t’i pritur lojtarët e Aliou Cisse në Dakar, për të festuar me ta të martën.

“Kampionë të Afrikës!!! Çfarë ndeshje! Çfarë skuadre! Ia arritët qëllimit! Moment i bukur për futbollin, moment i bukur për bashkimi dhe krenarie kombëtare. Shumë krenar me ju! Urime heronjtë tonë!”, ka shkruar në Twitter Sall.

Sadio Mane shënoi penalltinë e fitore, në një fitore dramatike me penallti pasi që ai fillimisht kishte dështuar për të shënuar gjatë ndeshjes pasi që portieri i Chelsea, Edouard Mendi priti penalltinë e Mohanad Lasheen.

Suksesi i skuadrën në Kamerun ka bërë që çmimet individuale t’i marrin dy lojtarët kryesor të Senagalit, me Mane dhe Mendy që kanë fituar çmimin “lojtari i turneut dhe portieri i turneut”.  /Gazeta Sinjali Sporti/