image Kupa e Afrikës: Raportohet për gjashtë të vdekur pas ndeshjes Kamerun - Komoret - Sinjali

Kupa e Afrikës: Raportohet për gjashtë të vdekur pas ndeshjes Kamerun – Komoret

news image

Gjashtë persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një përplasje jashtë një stadiumi ku u zhvilluar një ndeshje në kuadër të Kupës së Afrikës në Kamerun.

Disa video treguan tifozët e futbollit duke u shtyrë me njëri-tjetrin për të hyrë në stadiumin “Paul Biya” në një lagje të kryeqytetit, Yaounde.

Naseri Paul Biya, guvernator i rajonit qendror të Kamerunit, tha se mund të ketë më shumë viktima, shkruan BBC, përcjellë Sinjali Sport.

Një raport tjetër tha se një numër fëmijësh kishin humbur vetëdijen.

Ndeshja e raundit të 1/8-ës së fundit ndërmjet Kamerunit dhe Komoretit u zhvillua pavarësisht incidentit, përfundoi me fitoren 2-1. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin