Klubi basketbollistik i Feronikelit e ka mundur skuadrën e Bashkimit me rezultat 91:93, në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Te Bashkimi, Corey Ross ishte më i dalluari me 32 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, ndërsa te Feronikeli ishte Tyron Garland me 42 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Bashkimi e përfundon stinorin vjeshtor me 11 fitore dhe pesë humbje, teksa Feronikeli me pesë fitore dhe 11 humbje./Gazeta Sinjali/