image Fero nuk ndalet, ofendon sërish Unikkatilin, Mozzikun dhe Getinjon

Bota e Yjeve

Fero nuk ndalet, ofendon sërish Unikkatilin, Mozzikun dhe Getinjon

news image

Reperi 25-vjeçar, Fero, ka punuar këngën e tij të re e cila duket si një diss i hapur për disa nga djemtë e showbizzit kosovar.

Ai vetë s’ka lënë askënd të aludojë, duke përmendur madje emrat e personave me të cilët ka diss, në postimin e tij në Instagram.

Fero ka bërë tag reperin Unikkatil, Mozzikun dhe Getinjon, duke i ofenduar rëndë në postimin e tij.

Mes fjalëve të tij, reperi i ri kërkon t’i tregojë tre djemve si bëhet rep i mirë dhe i shpejtë, pa pasur nevojë të presë me vite.

“@unikkatilofficial kuqko qeshtu repovatet sum vyn mu 2vjet 3vjet , mu mvyn veq 10 minuta studio me ta gerdit ???? @mozzik kshyre qysh ta perdhunoj idollin fans i k*rit , edhe ke pshtu hatri shoqnis po bone share edhe ni her naj diss per mu tkallxoj ???? @getinjo edhe per ty vlen“- ka shkruar Fero në postimin e tij që ka ngjallur aludime të shumta.

View this post on Instagram

A post shared by FERO (@ferofera)

/GazetaSinjali/