image Fero ka gati këngën e re, klipin po e xhiron në Dubai

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fero ka gati këngën e re, klipin po e xhiron në Dubai

news image

Rep-artisti shumë i përfolur shqiptar Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik si Fero, ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Mama” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 29 nëntor.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, menaxheri i rep-artistit ka thënë se Fero ka udhëtuar për në Dubai për klipin e këngës së re.

Krahas kësaj kënge, Fero ka bërë të ditur që ka gati edhe albumin dhe pritet që së shpejti të lansohet për fansat e muzikës së tij.

“Jom rrit” është projekti i fundit muzikor i Feros. Kënga është publikuar në muajin tetor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/