image Fero dhe Morena Taraku zbulojnë datën e publikimit të këngës së re

Bota e Yjeve

Fero dhe Morena Taraku zbulojnë datën e publikimit të këngës së re

news image

Morena Taraku, përmes një InstaStory ka zbuluar datën e publikimit të këngës së re, shkruan Gazeta Sinjali.

Kënga e cila do të jetë në bashkëpunim me Feron, do të publikohet me 7 shkurt.

“7 shkurt?, do të jetë zjarr”, ka shkruar Morena.

Fero, kohëve të fundit ka ardhur me shumë bashkëpunime. Projekti i fundit i tij është “Mahall” në bashkëpunim me Stresin.

Kurse, projekti i fundit i Morenës është “ALEXANDER”.

/Gazeta Sinjali/