image Fernandes tregon nëse Ronaldo do të qëndrojë te United

Futboll

Fernandes tregon nëse Ronaldo do të qëndrojë te United

news image

Bruno Fernandes është shprehur optimist se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Manchester United.

Sulmuesi portugez është spekuluar se mund të largohet nga Manchester United pasi duket i zhgënjyer me strategjinë e merkatos verore të klubit anglez.

Bashkëlojtari i Cristianos tek Manchester United dhe Portugalia, Bruno Fernandes është pyetur për situatën e portugezit.

“Situata e Cristiano Ronaldos? Kam folur me të javë më parë, kështu që pres të takoj Cristianon në ditën e 4-të për stërvitjet parasezonale – dhe nuk ka asgjë tjetër.

Unë nuk mendoj se Man United është i hapur për të humbur një burim të lartë si Cristiano”, ka theksuar mesfushori portugez.

/GazetaSinjaliSport/