image Ferizaj/ Një i dyshuar me sëmundje mendore kërcen nga vetura e Entit Special të Shtimes

Siguri

Ferizaj/ Një i dyshuar me sëmundje mendore kërcen nga vetura e Entit Special të Shtimes

news image

Një person i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mentale është arratisur dje nga vetura zyrtare e Entit Special të Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj brenda policisë se ai kishte kërcënuar nga vetura zyrtare e cila po drejtohej nga një punëtore e këtij enti, dje rreth orës 14:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Sipas këtyre burimeve, ai është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë në kërkim të tij./Gazeta Sinjali/