Është rritur numri i grabitjeve në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 01:58 në Ferizaj, ku një person ka njoftuar se i janë grabitur 400 euro.
Ai ka thënë se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë paratë nga arka dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nga kjo grabitje nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është ende nën hetime nga njësitë relevante policore. /GazetaSinjali/