Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë arrestuar një 21-vjeçar sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Ai ishte në kërkim për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, madje ishte i dënuar me shtatë muaj burgim.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari, E.K. pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.