Luftëtari i UFC-së, Tony Ferguson është i vendosur që të ndeshet me Khabibin.
Përkundër gjendjes së rënduar në botë, Ferguson po kërkon që dueli të zhvillohet, transmeton Gazeta Sinjali.
Në deklaratën e fundit, Ferguson ka thënë që Khabibi po fshihet pas justifikimit se kufijtë janë mbyllur.
’18 prilli po afrohet Khabih dhe ti je duke u fshehur në Rusi. Mbyllja e kufijve nuk do më ndaloj mua të të rrah paq. Mos e përdor si një justifikim për t’u tërhequr. Të kanë dërguar një milion lokacione, tani ti thjesht na dërgo neve një.’, u shprehë Ferguson./Gazeta Sinjali/