Skuadra e Fenerbahces e ka humbur ndeshjen ndaj Galatasarayt me rezultat 1-3.
Fenerbahce kaloi e para në epërsi me golin e Max Kruse në minutën e 21-të të ndeshjes. Teksa, Galatasaray më pas realizoi tri gola përmes lojtarëve: Donk në minutën e 40-të, Falcaos në minutën e 79-ë dhe Onyekuru në minutat shtesë (90+7).
Pas kësaj ndeshje, Galatasaray ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Fenerbahce ka rënë në vendin e gjashtë me 38 pikë./Gazeta Sinjali/