Një femër nga Malisheva e cila ishte zhdukur para tri ditësh, është gjetur te i dashuri i saj në Deçan.
Më 21 nëntor, ajo kishte dalë nga shtëpia pa asnjë gjurmë. Rastin e kishte raportuar në Polici vëllai i saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Tri ditë më vonë, Policia në bashkëpunim me familjarët e kanë identifikuar vendndodhjen e saj. Ajo tashmë po jetonte në një shtëpi në Deçan, te i dashuri i saj.
Gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë sipas Policisë. Ndërkaq pas intervistimit në prezencë të familjarëve, ajo është kthyer përsëri në familjen e saj. /Gazeta Sinjali/