image Fëmijët refugjatë ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës - VIDEO

Botë

Fëmijët refugjatë ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës – VIDEO

news image

Qindra mijëra fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë, prej kur Rusia e pushtoi vendin e tyre, Ukrainën, më 24 shkurt.

Dëshmitë e tyre për tmerret e luftës përbëjnë një kombinim goditës të emocioneve të thella dhe të përshkrimeve të qeta.

Fëmijët po ashtu kanë reflektuar për politikën, ndërsa një vajzë ka hamendësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mbase është “lënë pas dore si fëmijë”.

Radio Evropa e Lirë ka intervistuar disa fëmijë refugjatë ukrainas, në Poloni dhe në Lituani, ndërmjet 2 dhe 8 marsit.

/GazetaSinjali/