image “Fëmijët po vdesin nga uria”, Nënkryetari i bashkisë: Nuk ka më ushqim në Mariupol

Botë

“Fëmijët po vdesin nga uria”, Nënkryetari i bashkisë: Nuk ka më ushqim në Mariupol

news image

Kjo situatë është përkeqësuar pasi nuk lejohet hyrja e ndihmave humanitare.

“Disa po vdesin nga dehidratimi dhe mungesa e ushqimit. Disa po vdesin nga mungesa e ilaçeve, insulinës… Sepse njerëzit nuk mund të gjejnë ndihmë mjekësore,” tha Sergey Orlov për BBC.

“Disa nëna nuk kanë qumësht dhe nuk kanë ushqim për fëmijët. Çfarë duhet të bëjnë me foshnjat e tyre? Nuk ka fare ushqim për fëmijët në qytet”, shtoi ai.

Mariupol ka qenë nën sulme të pamëshirshme ruse që në ditët e para të luftës. Orlov tha se 70% e spitaleve në qytet janë shkatërruar nga bombardimet ruse.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në Mariupol.

/GazetaSinjali/