image Fëmijët nga qendra “Autizmi flet” ia urojnë Vjosa Osmanit 8 Marsin

Sociale

Fëmijët nga qendra “Autizmi flet” ia urojnë Vjosa Osmanit 8 Marsin

news image

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, fëmijët nga qendra “Autizmi flet” ia kanë uruar festën e 8 Marsit, përmes një letre presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit.

Osmani ka thënë se shëmbëlltyrë e forcës, qëndresës dhe përkushtimi të gruas janë nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Bashkëbisedën e sotme me nënat nga qendra “Autizmi flet” dhe me fëmijët e tyre margaritarë do ta mbaj përherë si udhërrëfyes e do të më shërbej përherë si rikujtim se kemi ende shumë punë për të bërë.”

“Derisa kjo shoqëri të jetë e hapur për të gjithë, derisa të gjithë të jemi të barabartë, deri atëherë s’mund dhe nuk guxojmë ta ndalim hapin që e kemi nisur, por të kujdesemi që tutje ta përshpejtojmë atë.”

“Sepse vetëm kur sytë tanë të shohin atë çfarë nuk panë të tjerët deri më tash, e kur veshët dëgjojnë atë çfarë të tjerët e injoruan deri më tash, vetëm atëherë 8 Marsi bëhet festë, e çdo ditë do të jetë një arsye shtesë për të festuar progresin tonë, të arriturat tona dhe mirëqenien në jetën tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook./Gazeta Sinjali/

Lajtmotiv i 8 marsit është forca e gruas, qëndresa e përkushtimi. Sinonim dhe shëmbëlltyrë e këtyre grave janë nënat e…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, March 8, 2021