Një nënë 40-vjeçare ka humbur jetën të premten, kur para fëmijëve të saj u hodh në një gropë të liqenit të ngrirë në Shën Peterburg.
Avokatja Ana Uskova pasi kreu ritet fetare kërceu në gropë, prej ku nuk arriti të dalë pasi rrymat e mëdha të liqenit e kishin marrë me vete.
Në momentet kur Ana zhdukej nën akuj, fëmijët e saj 10 dhe 14 vjeç bërtasin sa të munden.
Sipas mediave ruse, temperatura në ato momente ishte deri në -5 gradë Celsius dhe trupi i saj ende nuk është gjetur nga ekipet e shpëtimit.