Damon Weaver, fëmija i cili ishte përzgjedhur për të bërë intervistë me ish-presidentin Barack Obama në vitin 2009, ka vdekur në moshën 23-vjeçare.
Kur ishte 11-vjeç, Weaver ishte përzgjedhur për të bërë një intervistë me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, kryesisht për edukimin primar.
Weaver ka vdekur më 1 maj, ka thënë ekipi i mjekëve. Shkaktari i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.
“Ai ishte i dashur për të gjithë”, ka thënë motra e Weaverit, Candace.
“Nuk kishte rëndësi nëse ishte i huaj, ose familjar, ai kishte shumë energji për të gjithë. Ai ishte gjithmonë pozitiv, gjithmonë kishte buzëqeshje në fytyrë. Ai ka lënë gjurmë te shumë njerëz”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/