image Fëmija 11-vjeçar vdes pasi aeroplani bën ulje emergjente në Budapest

Botë

Fëmija 11-vjeçar vdes pasi aeroplani bën ulje emergjente në Budapest

news image

Një fëmijë 11-vjeçar ka vdekur pasi humbi ndjenjat në një avion që po shkonte për në Nju Jork pasi u nis nga Stambolli .

Fluturimi i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente në Budapest të Hungarisë , ku mjekët nuk ishin në gjendje të shpëtonin jetën e fëmijës sipas agjencisë së lajmeve MTI .

Agjencia raportoi se Shërbimi Mjekësor i Aeroportit u përgjigj pasi fluturimi TK003 bëri uljen emergjente të dielën, por jeta e fëmijës nuk mund të shpëtohej.

Fluturimi u ngrit në orën 8:56 të mëngjesit me orën lokale në Turqi, duke u nisur për në aeroportin JFK në Nju Jork. Ai u devijua shpejt pasi djali u pa ndjenja, thanë zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Budapestit, sipas New York Post.

Ulja emergjente u bë rreth orës 10:30, me një ambulancë gati për të transportuar djalin dhe familjen e tij në spital.

“Shërbimi Mjekësor i Aeroportit (AMS), shërbim mjekësor që vepron në Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt, u lajmërua dhe vazhdoi ta shpëtonte fëmijën”, tha një zëdhënës i aeroportit, sipas Post .

“Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, fatkeqësisht jeta e tij nuk mund të shpëtohej. Avioni vazhdoi udhëtimin drejt destinacionit të tij origjinal.”

Identiteti i fëmijës dhe shkaku i vdekjes mbeten të paqarta.

/GazetaSinjali/