image Rrëzohet aeroplani në Brazil, vdes këngëtarja 26-vjeçare

Bota e Yjeve

Rrëzohet aeroplani në Brazil, vdes këngëtarja 26-vjeçare

news image

Ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja e njohur braziliane, Marilia Mendonça, nga rrëzimi i aeroplanit me të cilin po fluturonte, bën të ditur zyrtarët.

Në këtë aksident ajror ndërruan jetë edhe katër persona tjerë, përfshirë dajën e saj, producentin e saj dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet braziliane i kanë nisur hetimet për ta zbuluar shkakun e rrëzimit të aeroplanit, që ndodhi në një zonë rurale të rajonit juglindor Brazilian, Minas Gerais, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Mendonça e filloi karrierën si adoleshente dhe u bë yll kombëtar në vitin 2016 me një hit. Fituesja e Grammy-t latin në vitin 2019 u bë e famshme duke u përqendruar në përvojat e grave me marrëdhënie të dështuara. Ajo njihej edhe si “mbretëresha e vuajtjeve”.

Mendonça, e cila la një djalë dy vjeçar, kishte planifikuar që të premten në mbrëmje të performonte në një koncert në qytetin Caratinga, vetëm 12 kilometra larg vendit të rrëzimit të aeroplanit.

Disa orë para aksidentit, ajo publikoi pamje ku shihej duke hipur në aeroplan. /GazetaSinjali/