image Publikohen pamje të aeroplanit të rrëzuar ku humbi jetën këngëtarja 26-vjeçare

Bota e Yjeve

Publikohen pamje të aeroplanit të rrëzuar ku humbi jetën këngëtarja 26-vjeçare

news image

Janë publikuar pamje të reja të aksidentit ajror, ku humbi jetën këngëtarja braziliane, Marilia Mendonça, shkruan Gazeta Sinjali.

26-vjeçarja kishte planifikuar që të premten në mbrëmje të performonte në një koncert në qytetin Caratinga, vetëm 12 kilometra larg vendit të rrëzimit të aeroplanit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.

Shkaktari i rrëzimit të aeroplanit është duke u hetuar, ndërkaq kompania shtetërore e energjisë, “Cemig”, përmes një deklarate bëri të ditur se aeroplani u ngatërrua në një linjë distribuimi të energjisë, që ishte në pronësi të kësaj kompanie, para se të rrëzohej në tokë.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u shpreh se i tërë vendi është i shokuar nga lajmi për rrëzimin e aeroplanit, duke shtuar se këngëtarja Mendonça ishte njëra nga artistet më të mëdha të gjeneratës së saj. /GazetaSinjali/