Gjatë ditës së sotme është duke u mbajtur seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës për zgjedhjen e kryesuesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh në asamble ka hequr dorë nga propozimi i emrit për kryesues në Kuvendin e Prishtinës, ndërkohë emri i cili është propozuar nga Lidhja Demokratike është Fehmi Kupina.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk kanë propozim për kryesues, por do të qëndrojnë në sallë gjatë votimit.
Pas propozimit të Kupinës, asamblistët e AAK-së, e kanë lëshuar sallën ku pritet të votohet për zgjedhjen e kryesuesit.
Partitë tjera nuk patën propozime, ndërkaq Kuvendi ka shkuar në pauzë për 15 minuta, derisa asamblistët të bëhen gati për votim. /GazetaSinjali/