image Fedez në “Sunny Hill Festival”: E vetmja fjalë që di shqip është ‘të q*fsha robt’

Shqipëri

Fedez në “Sunny Hill Festival”: E vetmja fjalë që di shqip është ‘të q*fsha robt’

news image

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili do të vijojë gjatë fundjavës.

Në mesin e artistëve të huaj që interpretuan disa nga hitet e tyre ishte dhe reperi italian Fedez. Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi performoi në vendin tonë por me siguri nuk do jetë e fundit.

Ylli italian dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij. Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje. “Q**** r*bt. Ia thashë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës” tha ai duke shkaktuar të qeshura.

Kujtojmë që të tjerë artistë që performuan mbrëmë ishin Action Bronson, Tananai, Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi, Sancet, etj.

/GazetaSinjali/