image Dua Lipa feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo

Bota e Yjeve

Dua Lipa feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo

news image

Mbretëresha e muzikës pop, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen. Këngëtarja me prejardhje shqiptare po kremton sot 27 vjetorin e lindjes, transmeton Gazeta Sinjali.

Tashmë është një ndër emrat më të njohur botëror, mirëpo karrierën muzikore, Dua e nisi qysh në moshën 14 vjeçare, duke bërë së pari “covers” të këngëve të famshme, për të përfunduar në stadiume të stërmbushura me fansa të muzikës së saj.

Ylli me famë botërore së fundmi vizitoi rrënjët e saj, Kosovën, me rastin e organizimit të një prej festivaleve më të mëdha muzikore në Ballkan, Sunny Hill Festival.

Këtë të fundit, Dua e organizon bashkë me babanë e saj, Dukagjinin, që nga viti 2018.

Dua momentalisht është duke e shijuar suksesin e jashtëzakonshëm të albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, me të cilin ka përqafuar katër anët e globit.

/GazetaSinjali/