image Federer triumfon sërish në vendlindje

Sport/ Federer triumfon sërish në vendlindje

news image

Pas Halles në Gjermani, Roger Federer shënoi sukses edhe në turneun e shtëpisë, teksa mundi në finalen e Baselit numrin 28 të botës, Alex de Minaur.

Veterani zviceran 38-vjeçar, ia doli mbanë kështu për të siguruar gjatë këtij sezoni titullin e 10-të në karrierë si në Halle ashtu edhe në Basel, duke koleksionuar trofeun e 103-të në karrierë në turnetë ATP, vetëm 6 poshtë tenistit legjendar amerikan Jimmy Connors.

Në St. Jakobshalle përpara 9.000 spektatorëve Roger zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke mundur 20-vjecarin nga Sydney në dy sete dhe në vetëm 68′ gjithsej.

Fitorja e 24 radhazi në qytetin e tij të lindjes për tenistin helvet, që siguroi titullin e pestë në pesë pjesëmarrjet e fundit në Basel, sepse në vitin 2016 kampioni në fuqi mungoi për shkaqe të lëndimit, ndërsa në fazën cerekfinale të edicionit të sivjetshëm takimi me Wawrinkan nuk u zhvillua, pasi Stan nuk zbriti fare në fushë për shkak të problemeve fizike.

Baseli u bë në këtë mënyrë një ndër turnetë më të sukseshëm në karrierë për 38-vjecarin zviceran. Sidoqoftë përveç 10 triumfeve në turneun e vendlindjes dhe Halles Roger krenohet gjithashtu edhe me 8 turne të fituar në Wimbledon e Dubai si dhe 7 të tjerë në Cincinnati.

Përsa i përket takimit kjo ishte finalja e 157 në karrierë për tenistin hevet, ndërsa për tenistin australian ishte thjesht finalja e gjashtë si profesionist.

Dy vjet më parë Alex De Minaur ishte përtej 200 të parëve të botës, ndërsa në Basel sportisti nga New South Wales u bë vetëm tenisti i dytë australian që ia doli mbanë për të shkuar deri në finale, pas Mark Philippoussis që në 1997 e largët u mund 3-0 nga britaniku Greg Rusedski.

Sa i përket meçit të sotëm, zvicerani triumfoi 6-2, 6-2 në sete duke e ngritur rekordin e fitoreve të tij në këtë turne në 24 rresht.