Roger Federer ka reaguar për herë të parë pas arritjes së madhe të rivalit, Rafael Nadal.
Nadal arriti të fitoi Grand Slam për të 21-en herë në karrierë, duke shënuar fitore të madhe ndaj rusit Daniil Medvedev.
Së fundmi edhe Federer ka reaguar për herë të parë pas kësaj arritje të Nadalit.
“Çfarë ndeshje! Për mikun dhe rivalin e madh Rafael Nadal. Urime të përzemërta që u bë njeriu i parë që fiton 21 tituj të Grand Slam”.
“Para disa muajve ishim duke bërë shaka të dy duke qenë me paterica. Asnjëherë mos e nënvlerësoni një kampion të madh. Puna jote e madhe, dedikim dhe luftë është inspirim për mua dhe për të gjithë botën”.
“Jam krenar që ndajë një epokë me juve dhe i nderuar që kam pasur rol të të shtyjë të ndihmojë të arrish më shumë, siç ke bërë ti për mua në 18 vitet e fundit. Jam i sigurt se do të kesh arritje të tjera, por për tani shijoje këtë”, shkroi ai në “Instagram”.
Me këtë triumf, spanjolli u bë tenisti i parë që arrin në shifrën 21 Grand Slam, duke e kaluar pikërisht legjendën zvicerane.