image Xhudistet kosovare e fillojnë me fitore Grand Slamin e Parisit

Sporte Luftarake

Sport/ Xhudistet kosovare e fillojnë me fitore Grand Slamin e Parisit

news image

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka shënuar fitoren e parë për të kaluar në raundin e tretë në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova e ka mposhtur në sfidën e parë garuesen Alexandra Larisa Florian nga Azerbajxhani, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në Grand Slamin e Parisit pjesëmarrëse janë edhe dy xhudistet e tjera kosovare: Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, të cilat po ashtu kanë shënuar fitore në ndeshjet e para.

Distria Krasniqi ka arritur që ta mposht algjerianen Faiza Aissahnine, teksa Laura Fazliu ka mposhtur turken Minel Akdeniz. /Gazeta Sinjali/