image Del pozitiv me Covid, finalisti i Wimbledonit të vitit të kaluar humb turneun Grand Slam të këtij viti - Sinjali

Del pozitiv me Covid, finalisti i Wimbledonit të vitit të kaluar humb turneun Grand Slam të këtij viti

news image

Finalisti i Wimbledonit të vitit të kaluar, Matteo Berrettini do të humbasë Wimbledonin e këtij viti.

Italiani ka rezultuar pozitiv me Covid dhe kësisoj ai do të humbasë turneun e Wimbledonit 2022.

Ky sigurisht se është një lajm zhgënjyes për 26-vjeçarin, pasi ai konsiderohej një nga favoritët e këtij turneu.

Italiani vinte pas dy titujve të fituar në turneun e barit megjithatë tani do të detyrohet që të humbasë Wimbledonin e këtij viti.

Kujtojmë që Berrettini ishte finalist i turneut Grand Slam të barit vitin e kaluar, ku ishte mposhtur në finale ndaj Novak Djokovicit.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: