Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka ndëshkuar Putinin, pas vendimit që ai mori rreth sulmit ushtarak në Ukrainë.
IJF ka dalur sot me një njoftim zyrtar, përmes së cilit njofton se “si rezultat i konfliktit në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos vendos ta suspendojë Vladimir Putinin nga statusi i Presidentit të Nderit dhe të Ambasadorit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”.
Putin ka qenë xhudist në të kaluarën, ndërsa është parë edhe duke e ushtruar ekipin rus të xhudos në një stërvitje në Sochi të Rusisë në shkurt të vitit 2019.
Përveç goditjeve në politikë, Rusia po goditet edhe në fushën e sportit.