Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gavina ka lajmëruar të gjithë aktorët e futbollit në Itali për një mbledhje ditën e enjte më 26 mars. Në këtë takim gjithashtu janë të ftuar dhe lojtarë, trajnerë dhe gjyqtarë të cilët presin dhe vendimin mbi të ardhmen e futbollit.
Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet një zgjidhje afatshkurtër për futbollin, kostot financiare dhe zgjatjen e kampionatit pas 30 qershorit.
Italia vazhdon ende të vuajë nga virusi COVID-19, ku ditën e sotme ka shënuar mbi 700 viktima të konfirmuar, e rastet sa vijnë e shtohen. Me këtë gjendje në vendin fqinj është e vështirë se mund të flitet për një jetë normale dhe aq më pak për futboll.