image Federata e Zvicrës reagon për Granit Xhakën, tregon se kanë biseduar me kosovarin

Futboll

Sport/ Federata e Zvicrës reagon për Granit Xhakën, tregon se kanë biseduar me kosovarin

news image

Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar duke i dhënë mbështetje të plotë kapitenit Granit Xhaka pas frustrimit të madh ndaj tifozëve të Arsenalit të dielën.

Xhaka reagoi me ashpërsi ndaj disa tifozëve gjatë zëvendësimit në barazimin 2:2 të së dielës ndaj Crystal Palaces.

Ai iu përgjigj atyre duke vendosur dorën në vesh ndaj turmës dhe duke i ofenduar ata në gjuhen angleze.

Kjo ka ngjallur spekulime se do t’i hiqet shiriti i kapitenit, por Federata e Futbollit të Zvicrës ka zbuluar të martën se ata kanë qenë në kontakt me Granitin dhe insiston se “qëndrimi i saj nuk ndryshon” sa i përket kapitenit të vendit të tyre.

“Ne jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë dhe rëndësinë që ai posedon për skuadrën kombëtare. Si rezultat, qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë”, thuhet në reagim.

Xhaka ka bërë 78 paraqitje te skuadra kryesore e Zvicrës dhe së fundmi ka drejtuar në rolin e kapitenit kombëtaren e tij në fitoren 2 me 0 ndaj Republikës së Irlandës./Gazeta Sinjali/