image Federata Botërore e xhudos anulon të gjithë Grand Slamet

Sporte Luftarake

Koronavirusi/ Federata Botërore e xhudos anulon të gjithë Grand Slamet

news image

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të xhudos ka marrë vendimin e urgjencës për të anuluar me efekt të menjëhershëm të gjitha Ngjarjet e kualifikimit Olimpik në Kalendarin e IJF deri më 30 Prill, 2020.

Kjo përfshin Grand Slam Ekaterinburg në Rusi dhe Grand Prix në Tbilisi (GEO) dhe Antalya (TUR) dhe ngjarjet kontinentale.

“Fatkeqësisht situata është e rrezikshme dhe kritike nga shumë këndvështrime. Është me shumë rëndësi të mbash familjen e xhudos në këto periudha të vështira dhe gjithashtu të sigurosh shanse të drejta për të gjithë sportistët e përfshirë në kualifikimin Olimpik” – thuhej në njoftimin e Federatës ndërkombëtare të xhudos./Gazeta Sinjali/