Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajnerin e tyre të ri.
Ky emërim vjen pas shkarkimit të Ismet Munishit, shkruan Sinjali Sportiv.
Shkëmbi më parë kishte drejtuar Teutën dhe Lirinë.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Mirësevjen Bledi Shkëmbi,
Të dashur tifoz, Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar.
Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi. Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.
Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi
Na priftë e mbara Suharekë./Sinjali Sportiv/