FC A&N kanë demoluar sot skuadrën e Arbërisë me rezultat 7-0, për ta përfunduar kampionatin vjeshtor në pozitën e parë në tabelë, transmeton Sinjali Sportiv.
Ekipi nga Prizreni e kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë, me 25 gola të shënuar dhe vetëm pesë të pranuar.
Trajner i kësaj skuadre është Granit Dervisholli.