image Fauci: Vaksinat nuk shkaktojnë impotencë

Shëndetësi

Fauci: Vaksinat nuk shkaktojnë impotencë

news image

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci në një intervistë për CNN ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që vaksina të shkaktojë impotencë seksuale dhe të dëmtojë sistemin riprodhues të të vaksinuarve.

 “Përgjigja për këtë është një “Jo” e fortë. Nuk ka asnjë evidencë që kjo të ndodhë, e po ashtu nuk ka asnjë arsye mekanike për të imagjinuar që kjo mund të ndodhë”, u shpreh Fauci.

Ai u përgjigj në mënyrë kategorike pasi ditët e fundit, në rrjetet sociale ka ngjallur diskutim një shkrim në Twitter i reperes së famshme Nicki Minaj për këtë çështje.

Në këtë postim të datës 13 shtator, Minaj ka lëshuar thirrje kundër vaksinimit, pasi siç pretendon, një shok i kushëririt të saj nga Trinidad Tobago mbeti impotent pak ditë pas vaksinimit.

Pas këtij postimi Twitter është shoqëruar me kritika të ashpra si nga komentuesit, ashtu edhe nga ekspertët amerikanë.

Ndërsa, firma farmaceutike Pfizer bëri të ditur se po punon për një vaksinë për fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 5 vjeç, që mund të nisë të injektohet që dimrin e këtij viti në Shtetet e Bashkuara, nëse merr aprovimin e autoritetet të barnave FDA. /GazetaSinjali/